Flash News

KRYESORE

“Kampusi Universitar me PPP”, PD: U vërtetua denoncimi ynë ndaj godinave në Qytetin Studenti

Partia Demokratike reagon pasi qeveria ka vendosur të japë me koncesion Kampusin Universitar në Tiranë.

Sipas PD, me këtë vendim është vërtetuar denoncimi i kryer muaj më parë se prishja e godinave në Qytetin Studenti ishte një aferë korruptive.

“ Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtëpitë, kudo është dora e tij!

Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!”, reagon PD.

Të fundit