Flash News

KRYESORE

Kamza 23-vjet Bashki/Nisin festimet, çfarë do të ndodh dy ditë në qytet

Sot kanë nisur festimet e 23-vjetorit të Bashkisë Kamëz, atmosferë e cila do të vazhdojë deri në përfundim të ditës së nesërme.

Në Pallatin e Kulturës do të zhvillohen aktiviteteve për të gjithë qytetarët, nga fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave, të cilët do të përformojnë me shfaqjet e tyre. Në dy ditë festë do të ketë çelje ekspozite, festival Multikulturor të grupeve profesioniste etj.

Sot festa do të nisë me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në festivalin Multikulturor “Kamza 2019”, në të cilin do të marrin pjesë veç Qendrës Kulturore Kamzës dhe Shoqata Kulturore ‘Afërdita” nga Belshi, Ansamblin “Folk-Alb”, ansambli i këngëve dhe valleve Obiliq Kosovë, ansambli Alex Complex etj.

Festa do të shënojë kulmin nesër, ditën e themelimit të Kamzës Bashki, në çeljen zyrtare të aktivitetit  në ora 10:00, ku pas këndimit të Himnit Kombëtar para Pallatit të Kulturës, do të ketë dhe koncerte të shkollave dhe aktivitete sportive.

Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu do të ketë një takim me nxënësit më të mirë në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz. Në kuadër te festimeve të tjera grupe do të performojnë në Pallatin e Kulturës Kamzës për qytetarët si shoqata kulturore artistike “Benda” Tiranë, SHKA “Burimet e Sharrit” Tetovë, Qendra Kulturore Mallakastër, SHKA “Shote Galica” Drenas, Qendra Kulturore Tiranë.

Në përfundim të përformancës artistike juria do të shpall dhe fituesit e festivalit.

Do të vlerësohen personalitete që i kanë dhënë jetë qytetit ndër vite si dhe miq të Bashkisë Kamzës.

 

Të fundit