Flash News

KRYESORE

Kamza zbret në Kategorinë e Dytë, skuadra rivale feston me birra

Kamza zbret në Kategorinë e Dytë, skuadra rivale feston me birra

Skuadra e Luftëtarit është një ndër ekipet që ka përfituar me shume nga zbritja e Kamzës nga Kategoria Superiore, pasi do të marrin 6 pikë në tavolinë per dy ndeshjet qe kishin ndaj tyre.

Një foto e publikuar nga mesfushori Albano Aleksi, tregon lojtarët e skuadrës gjirokastrite teksa festonin me birra. Nuk dihet nëse lidhet pikërisht me vendimin e Komisionit të Disiplinës apo është thjeshtë rastësi.

Luftetari renditët në vendin e 8-të të Kategorisë Superiore me 25 pikë, katër më shumë se Kastrioti i Krujës, rivali tjetër për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

Shqipëria pa futboll; pasojat e një vendimi të paralajmëruar

Të fundit