Flash News

KRYESORE

Kanabisi i sekuestruar nga policia ndryshon “destinacion”, nuk do të digjet

Kanabisi i sekuestruar nga policia ndryshon “destinacion”, nuk do

Pas përplasjes që prokuroria dhe policia kanë pasur shpesh herë për asgjësimin e lëndës narkotike të sekuestruar,katër institucione në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë nxjerrë një udhëzim të ri lidhur me asgjësimin e kanabisit.

Udhëzimi i nxjerrë nga kryeprokurori Adriatik Llalla, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit ndryshon “destinacionin” e kanabisit të sekuestruar nga policia.

Bimët narkotike që do të gjenden, do të sekuestrohen dhe nuk do të digjet më nga policët, por do të vendosë Gjykata se çfarë do të bëhet me drogën. Gjithashtu, në rastet kur kanabisi do të asgjësohet me djegie, policia do të jetë e detyruar të presë prokurorin dhe asgjësimi do të bëhet në prani të tij. Syri.net

Të fundit