Flash News

KRYESORE

Kancelari Kurz kundër zëvendësit të tij: Austria e ka njohur Kosovën, kjo nuk do të ndryshojë

Kancelari Kurz kundër zëvendësit të tij: Austria e ka njohur

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka reaguar lidhur me debatin e krijuar pas deklaratës së zv/kancelarit Heinz-Christian Strache për deklaratën për Kosovën.

Kurz ka theksuar se Austria e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka thënë Kurz.

Zv/kancelari Strache raportohet të jetë shprehur se “njohja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë dhe do të ishte e gabuar të ushtrohej presion ndaj Beogradit”, deklaratë që bie në kundërshtim me strategjinë e BE-së ku kërkohet që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet midis tyre, duke arritur deri te njohja.

Të fundit