Flash News

KRYESORE

Kandidat i vetëm për anëtar të KLP-së; Marku shpall datën e mbledhjes për zgjedhjen e Vatë Stakës

Kryetarja e Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku ka thirrur mbledhjen për zgjedhjen e Anëtarit Prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku Vatë Staka do të zgjidhet si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të verifikimit të kandidaturës së prokurorit Vatë Staka, i cili ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Njoftohen prokurorët e të gjitha prokurorive dhe të të gjitha niveleve se më dtaë 11.04.2019, ora 10:00, thirret mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndër të tjera theksohet se pjesmarrja në këtë Mbledhje për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së është e detyrueshme. Përjashtohen nga ky detyrim, prokurorët që për arsye të garantimit të shërbimit të gatishmërisë në prokurorinë përkatëse ose për arsye të tjera objektive nuk mund të jenë të pranishëm.

Kujtojmë që pas përfundimit të afatit 15 ditor mësohet se i vetmi kandidat që ka shprehur interesin për t’u përzgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prokurori Vatë Staka.

Të fundit