Flash News

KRYESORE

Kandidat në KQZ, ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku flet troç: Aplikova se është ‘part time’, bëj edhe dy punë të tjera

Kandidat në KQZ, ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori

Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku ka qenë kandidati i fundit i prezantuar në seancën dëgjimore, dita e dytë para komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Ai kandidon për dy pozicion, rregullator dhe KAS.

Sollaku u prezantua shkurt dhe foli hapur se aplikon për këto pozicione pasi është punë part time dhe i jep mundësinë të ushtrojë edhe mësimdhënien dhe avokatinë.

“Në jeta kam provuar sfida e eksperienca të reja. Është part-time dhe më mundëson mësimdhënien dhe avokatinë”, u shpreh Sollaku.

Të fundit