Flash News

KRYESORE

Kandidat për Bashkinë e Durrësit? Agron Duka pranon me një kusht

Kandidat për Bashkinë e Durrësit? Agron Duka pranon me një

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur se nuk do pranojë të kandidoje si perfaqesues i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Durrësit. Megjithatë, ai nuk mohoi një kandidim të mundshëm nën siglën e partisë së tij.

“Nuk me pëlqen të dal si kandidat i perbashkët. Nëse dal vetëm është për t'u menduar; është detyrim i grupit shoqëror që edhe ne të tregojmë forcën tonë. Kemi ngritur një grup punë që do caktojë kandidatët në disa qytete në disa bashki dhe do tentojmë të fitojmë”, dekaroi Duka ne emisionin 'Provokacija' te gazetarit Mustafa Nano.

Pyetur nëse Dako do të ‘votëbesohet’ serish nga Edi Rama për një mandat të katërt, ai u shpreh: “Nuk besoj se do jetë Dako kandidat, megjithese ligji e lejon edhe pse ka tre mandate si kryetar”, sqaroi ai, qe shtoi se kryeministri Edi Rama nuk eshte aq naiv sa te marre persiper te gjitha skandalet ku eshte perfshire Dako.

Të fundit