Flash News

KRYESORE

Kandidat për Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Ritvan Bode: E marr ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat

Kandidat për Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e

Flet për herë të parë, Ritvan Bode, kandidati i propozuar nga qeveria për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë .

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Bode u shpreh se do të përmbushë detyrimet ligjore dhe se ftesën e ka marrë " i zhveshur  nga të gjitha ngarkesat".

“Do të kontribuoj të përmbushim detyrimet ligjore të Bankës së Shqipërisë. Eksperienca ime, kontribut në një debat të dobishëm. E marr ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat”, u shpreh Bode.

Veç Bodes, për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë propozuar edhe Suela Popa dhe Edlira Luci.

Të fundit