Flash News

KRYESORE

Kandidatët për deputetë dhe ndryshimet në qeveri, Beqaj nga Shkodra: Bërthamën e parë e kemi nga ata ekzistues

Kandidatët për deputetë dhe ndryshimet në qeveri, Beqaj nga

Drejtuesi i sapoemëruar politik i PS-së në Shkodër, Ilir Beqaj ka zhvilluar mbledhjen e parë prezantuese me Këshillin Koordinativ të Qarkut.

Ndërsa tha se takimi i parë ishte më tepër informues, Beqaj foli edhe për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë si dhe për ndryshimet në qeveri.

“Në ketë fazë jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo”.

Ai foli edhe për ndryshimet në qeveri, duke shtuar se kjo, “Është e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen”.

Të fundit