Flash News

KRYESORE

Kandidatët për deputetë/ Shkrimtarë, artistë e “xhaketa të vjetra”, zbardhen emrat e propozuar nga PD

Kandidatët për deputetë/ Shkrimtarë, artistë e

Është përmbyllur faza e parë e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike për kandidaturat për deputetë në zgjedhjet e 2021-shit në të 12 qarqet e vendin.

Nga propozimet e anëtarësisë janë renditur mbi 2 mijë emra, të cilët tashmë do t’i nënshtrohen votimit një anëtar – një votë.

Bie në sy se mes emrave të njohur të PD-së, janë renditur edhe shkrimtarë, aktorë, analistë, si Flutura Açka, Aurel Plasari etj., apo rikthimi i “xhaketave të vjetra”të Partisë Demokratike si Jozefina Topalli, Ritvan Bode, Genc Ruli, Besnik Mustafaj.

Ndërkohë, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet në bllok me opozitën e bashkuar, aktualisht pjesë e opozitës parlamentare nuk janë renditur në asnjë listë.

Dega më e madhe e PD, Tirana ka propozuar numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë, ku dallon se më e preferuara e bazës është Grida Duma e ndjekur nga ish-deputetja Jorida Tabaku. Pjesë e listës së Tiranës është edhe ish lideri i PD, Sali Berisha.

Lista me kandidatët e propozuar

Tiranë

Grida Duma

Jorida Tabaku

Halim Kosova

Oriola Pampuri

Tomor Alizoti

Flamur Hoxha

Edi Palopka

Sali Berisha

Ina Zhupa

Julian Deda

Belind Kellici

Flutura Acka

Aurel Plasari

Albana Vokshi

Gert Bogdani

Gent Strazimiri

Ervin Minarolli

Aldo Bumci

Durrës

Oerd Bylykbashi

Florion Mima

Igli Cara

Dorian Teliti

Agim Baçi

Kavajë

Redi Varaku

Andi Lila

Aulon Kalaja

Elbasan

Endri Hasa

Luçiano Boçi

Fitim Zekthi

Zheni Gjergji

Sonila Daiu

Aurel Bylykbashi(Kandidat për Bashkinë)

Edmond Bicoku

Nada Krypa

Mimoza Hasakeiu

Mirela Karabina

Armando Kllogjeri

 

Fier

Luan Baci

Enkelejd Alibeaj

Gazmend Koduzi

Ndricim Xhyra

Eriselda Prishta

Jakup Beqiri

Ndriçim Bali

Eduart Tashi

Indrit Sefa

 

Gjirokastër

Tritan Shehu

Roland Bejko

Genc Ruli

Ylli Asllani

Arben Ristani

Arben Kashahu

Ivi Kaso

Bardhyl Londo

Flir Mosho

 

Vlorë

Agron Shehaj

Bujar Leskaj

Nada Meçorapaj

Jolio Dine

Dashamir Tahiri

Nada Daullja

Lorenc Danaj

 

Dibër-Mat

Dhurata Çupi

Xhemal Gjunkshi

Luan Haka(Kandidat për Bashkinë)

Kreshnik Çollaku

Naim Gazidede

Edmond Isaku

Ilir Krosi

Roland Keta

Arlind Hoxha

 

Shkodër

Bardh Spahia

Romeo Gurakuqi

Jozefina Topalli

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Irma Kopliku

Voltana Ademi(Kandidate per Bashkine)

Xhemal Bushati

Irena Shatari

Ervis Krymi

Emiljan Pjetri

Imeldi Sokoli

Blendi Gjylbegu

Korçë

Ervin Salianji

Andrea Mano

Ridvan Bode

 

Pogradec

Klevis Balliu

Eduard Kapri

Ardian Zeneli

 

Lezhë

Fran Frrokaj

Agron Gjekmarkaj

Mark Marku

Preç Zogaj

 

Kukës

Flamur Nokaj

Isuf Çela

 

Berat

Enno Bozdo

Namir Lapardhaja

Astrit Veliaj

 

Të fundit