Flash News

KRYESORE

Kandidatët për KLP dhe KLGJ, Alibeaj: 80% e tyre ose nuk dinë anglisht ose kanë kopjuar

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, është diskutuar në lidhje me kandidatët për KLP dhe KLGJ.

Deputeti demokrat Enlkelejd Alibeaj ka deklaruar se nxitimi i mazhorancës për të krijimin e institucioneve të reja të drejtëisë është i pakupimtë, pasi sipas tij, kandidatët për anëtar të KLP dhe KLGJ ende nuk kanë kalur në Vetting.

Ndër të tjera Alibeja u shpreh se rreth 80% e kandidatëve, sipas OMN, jan kapur me probleme të shuma, madje edhe duke kopjuar.

“Askush nga ne nuk duhet të ketë sot ndonjë ngut, pasi jemi në hapat e fundit. Shumë prej nesh vimë nga një e shkuar që kemi qenë pjesë e institucioneve ligjore, e ndaj edhe na dhëmb edhe shpirti pak më shumë.

Dakord, ju jeni të qartë, ne jo aq shumë të qartë, në lidhje me institucionet që përzgjedhin emërimet e reja në sistemin në drejtësi. Po publiku shqiptar a ka të drejtë që të njihet me atë që po ndodh?!

Tashmë jeni të kapluar si mazhorancë nga një sërë çështjesh të nxehta ligjore. Vetingu nuk është bërë ende për asnjë nga personat të cilët janë emëruar në institucionet e reja të Drejtësisë.

Në jo më pak në 80% të rasteve, ONM-ja ka thënë për kandidatët se notojnë në ujërat e mediokritetit, o nuk dinë të shkruajnë, o nuk dinë të bëjnë një platformë, o nuk dine anglisht, o janë kapur duke kopjuar, Genci që është dhe sekretari i Kuvendit, duhet ti reflektonte këto konstatime.

Në Këshillin e lartë gjyqësor duhet të jenë dy pedagogë, ndërsa duhet të jenë 6 kandidatë, dhe në të vërtetë janë katër.

Kjo është që të përcaktosh ende pa u nisur procesi se kush do të zgjidhet. Duhet minimalisht që të ketë tre kandidatura për një vend vakant”, u shpreh deputeti Alibej.

 

Të fundit