Flash News

KRYESORE

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden fiton tetë nga 14 shtete

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden fiton tetë

Amerikanët kanë votuar në 14 shtete për përzgjedhjen e kandidatit demokrat për president në nëntor.

Në rezultatet e deritanishme, ish-zëvendëspresidenti i SH.B.A, Joe Biden ka fituar tetë nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur një kandidat demokrat për zgjedhjet presidenciale.

Biden arriti të marrë Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinian.

Ndërkohë, Bernie Sanders parashikohet të fitojë në Kaliforni dhe tre shtete të tjera dhe udhëheqin garën për t’u përballur me presidentin republikan Donald Trump në nëntor.

Të fundit