Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kandidati i PD refuzon betimin në Parlament: S'dua mandat në parlament ilegjitim; Ruçi: Suksese në jetë!
Kandidati i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha ka refuzuar të betohet në sallën e Parlamentit, edhe pse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kishte dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Pasi kreu i Kuvendit i ka kërkuar të bëjë betimin për marrjen zyrtare të mandatit të deputetit, Hoxha ka refuzuar të betohet si deputet i ardhshëm në këtë parlament, sipas tij ilegjitim.
“Refuzoj të marr mandatin e deputetit në një parlament ilegjitim, refuzoj të betohem. Do vazhdoj të luftoj që njerëzit e këtij vendi të jenë qytetarë të lirë”, u shpreh Hoxha.
Pas tij, reagoi kreu i Kuvendit, Ruçi: “Mund ta bëje edhe jashtë këtë deklaratë, rrugë e mbarë e suksese në jetë”.
Po ashtu, sot në Kuvend u betuan edhe deputetët Erion Piciri, Kujtim Gjuzi , Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama.