Flash News

KRYESORE

Kandidati i PD refuzon mandatin dhe djeg formularin e KQZ-së: Në politike jo për karrige dhe ofiqe

Kandidati i PD refuzon mandatin dhe djeg formularin e KQZ-së: Në

Tjetër kandidat nga listat shumë-emërore e Partisë Demokratike ka vendosur të mos pranojë mandatin e deputetit. Ibrahim Sako, i trembëdhjeti në listën e Elbasanit në mënyrë demonstrative ka djegur kërkesën e sjellë në adresë të tij nga KQZ, për marrjen e mandatit të deputetit.

“Pas kerkeses nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per marrjen e mandatit te deputetit, vendosa qe zyrtarisht te mos e pranoj ate me qillimin per te qene nje me qytetaret dhe krahe tyre ne çdo proteste! Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale! Ne politike per ndryshim dhe zhvillim dhe jo per karrige dhe ofiqe!”, deklaron ai.

Partia Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare dogji mandatet e deputetëve pas protestës së 16 shkurtit në kryeqytet. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe me ministra socialist me integritet, si e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit