Flash News

KRYESORE

Kandidati i PS s’pret certifikimin e KQZ. Nis punën me moton: “ku ka vullnet, ka zgjidhje”

Kryetari i ri i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana nuk ka pritur çertefikimin e rezultatit nga KQZ-ja, për të nisur zyrtarisht punën ne kete post. Të shtunën, ai ka prezantuar projektin e rikonstruksionit e një depoje uji, e cila sipas tij, do të ndihmojë në furnizimin me ujë të Shijakut dhe disa fshatrave.

“Depo e Shilores, është depo që furnizon me ujë qytetin e Shijakut dhe fshatrat Borake, Koxhas ,Shahinje  dhe një pjesë të Gjepalajt...Kjo depo është ndërtuar në vitin 1970 dhe ka një kapacitet mbajtës prej 2000 m3..

Sot kemi filluar punë për mirëmbajtjen e saj, duke u marrë me meremetime, bojatisje, pastrime... Hera e fundit qe është pastruar ka qënë viti 1989”, shkruan Arbana duke premtuar se ky është vetëm fillimi.

Me këtë rast, Arbana, i cili doli edhe në përgjimet e gazetës Bild duke komunikuar me kreun e bandes se Shijakut Astrit Avdulajn,  ka prezantuar edhe moton e tij: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”.

Bashkia e Shijakut është drejtuar nga Ardian Kokomani, i cili nuk u ‘votëbesua’ nga Partia Socialiste për një mandat të dytë per arsye qe nuk jane bere te njohura, edhe pse vete Kokomani eshte shprehur se ndikim ne kete vendim mund te kete pasur fakti se ai nuk eshte shoqeruar me 'te forte'.

Të fundit