Flash News

KRYESORE

Kandidati i PD dhe ish-ministri marrin pjesë në varrimin e ish-kryeministrit grek: Ka qenë mbështetje e madhe për ne

Kandidati i PD dhe ish-ministri marrin pjesë në varrimin e

Kandidati i PD-së për deputet, Tritan Shehu, së bashku me ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit grek, Kostantinos Mitsotakis.

Shehu shprehet se Mitsotakis ka qenë një mbështetje e madhe për shqiptarët në momentet më të vështira.

“Sot në Athinë. Në ceremonitë funebre të të ndjerit Kostantinos Mitsotakis. Kryeministri Mitsotakis ka qenë një mbështetje e madhe për në shqiptarët në momentet tona më të vështira. Ngushëllime të thella”, shkruan Shehu.

Shehu dhe Ksera kanë zhvilluar takime të shumta edhe me personalitete të larta të Demokracisë së Re në Greqi.

Të fundit