Flash News

KRYESORE

Kandidati i PD kërkesë ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin: Mos u bëni pjesë e fushatës elektorale

Kandidati i PD-së për Gjirokastrën, Tritan Shehu u ka bërë thirrje ambasadorëve të SHBA, BE-së dhe disa vendeve europiane që të mos bëhen pjesë e fushatës elektorale në këtë qark.

Shehu shpreh shqetësim për aktivitetin që do të organizojë Ministria e Kulturës në 9-11 qershor në Libohovë, zona elektorale ku kandidon ministrja Mirela Kumbaro.

Kryesuesi i listës së PD-së në Gjirokastër paralajmëron ambasadorët se Kumbaro po përpiqet të përdorë për fushatë emrat e tyre.

Mirela Kumbaro ua ka dërguar ftesën ambasadorëve të SHBA, BE, Italisë, Greqisë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës.

Reagimi i Tritan Shehut:

Të nderuar ambasadorë, do t’ju lutesha që edhe pa dashje të mos bëheni pjesë e fushatës elektorale në Gjirokastër!

Dikush ka ndruar tekstin e fteses per aktivitetin e neserme qe Ministria e Kultures po perpiqet te organizoje ne Libohove, qartesisht si pjese e fushates elektorale te Zj. Kumbaro.

Ky aktivitet eshte ne kundershtim me etiken elektorale dhe ligjin.

Ai dikushi po perpiqet te perdore emrat tuaj te nderuar.

Po ju postoj me poshte dy ftesat e pregatitura per kete event "elektoral".

I kerkoj gjithashtu dhe "fondacionit" ne fjale te mos behet pjese e kesaj "loje".

Të fundit