Flash News

KRYESORE

Kandidati për kryeprokuror del para vettingut, KPK: Probleme me pasurinë dhe aftistë profesionale

Kandidati për kryeprokuror del para vettingut, KPK: Probleme me

Besnik Muçi, prokurori i Prokurorisë së krimeve të Rënda, ka dal sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. ILDKPKI në raportin e saj ka konstatuar se prokurori ka qenë i saktë në deklaratat e pasurisë, duke mos u gjetur në konflikt interesi. Por sipas KPK në hetimin e bërë nga rezultuar se në emër të Besnik Muçit figurojnë disa prona:

336 metra katrorë tokë truall në Çërravë të Pogradecit, 2000 metra katrorë tokë po në Çërravë, të përfituar me ligjin 7501, shtëpi banimi 78 metra katrorë në Tiranë, në Rrugën e Elbasanit, shtëpi banimi në lagjen “Ali Demi” si dhe 300 metra katrorë tokë bujqësore në Shkozë.

KPK ka konstatuar se ka kontradikta në lidhje me një shtesë në shtëpinë e banimit në Tiranë, për kohën kur është kryer kjo ndërhyrje. Gjithashtu është konstatuar se është përfituar në kundërshtim me ligjin një pronë në Çërravë dhe është deklaruar gabimisht ndër vite.

Po kështu, prokurori Besnik Muçi nuk ka deklaruar një kontratë blerjeje trualli, të firmosur nga bashkëshortja dhe nuk ka paguar tatimet për një kontratë qiraje të deklaruar nga ai.

Sa i takon aftësive profesionale, KPK ka konstatuar se prokurori në vitin 2014, ky prokuror ka vendosur mos-fillim të hetimit pasuror për shtetasin K.N., i cili është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge. Muçi ka pushuar në vitin 2016 edhe një procedim penal për gjobë-vënie, të regjistruar sipas informacioneve të Policisë së Shtetit.

Besnik Muçi ishte një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, njëherësh ai është edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Të fundit