Flash News

KRYESORE

Kandidati për kryeprokurorin e ri tregon problemin me trajnimet në Shqipëri: Jemi kthyer në robër të statistikave

Kandidati për kryeprokurorin e ri tregon problemin me trajnimet në

Olsian Çela është kandidati i fundit që shpalos platformën para KLP në garën përballë Arta Markut dhe Fatjona Memçaj për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm me mandat kushtetues. Në fjalën e tij para para KLP Çela u ndal të përvoja gjatë Shkollës së Magjistraturës.

Çela dëshmoi se eksperienca e Magjistraturës ka qenë e pazëvendësueshme në vizionin e tij për të ardhmen. Po ashtu  ngriti edhe një problem shqetësues për Shqipërinë lidhur me trajnimet që u bëhen juristëve, teksa tha se “jemi kthyer në robër të statistikave”.

Pyetje: Ju keni angazhimin më të lartë në Magjistraturë. Si do të ndikojë në vlerësimin tuaj?

Bashkëpunimi im ka nisur në vitin 2008. Të jesh ekspert i jashtëm është e dobishme jo vetëm për ata që mundohem çfarë paraqes por edhe mbi problemet reale. Janë probleme të natyrës praktike. Ky bashkëveprim, të qenët ekspert, janë dy anë që unë kam dhënë dhe kam marrë shumë. Eksperiencë e pazëvendësueshme gjatë Magjistraturës, që do të ndikojë në vizionin tim për të ardhmen. Ne tashmë duhet të kemi një rol aktiv, pasi do jemi në gjendje që me propozime konkrete të bëjmë palë Problemi më i madh i Shqipërisë është që jemi kthyer në robër të statistikave. A kanë dhënë efekt këto trajnime? Sot prokurorët janë më të mirë se ata të para 10 viteve. A mund të bëhet më mirë? Po”-tha Çela.

“Tensionet brenda zyrave kanë çuar në deformime”, kandidati për kryeprokurorin e ri shpalos platformën në KLP

 

Të fundit