Flash News

KRYESORE

Kandidati për president të KE: Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit, Turqia nuk përshtatet me BE-në

Kandidati për president të KE: Europa nuk është e plotë

Në një samit në Bukuresht, eurodeputeti Mafred Weber është shprehur se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa përfshirë edhe shtetet e Ballkanit. Sipas tij, Turqia nuk mund të hyjë në BE.

Politikani gjerman Manfred Weber, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane për postin e presidentit të Komisionit Europian për zgjedhjet që zhvillohen në maj, prezantoi në një samit të këtyre partive në Bukuresht vizionin e tij për Europën.

“Dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndjejnë si Europën e tyre. Së pari Turqia e sotme nuk përshtatet me BE-në. Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit”, tha kandidati konservator.

Të fundit