Flash News

KRYESORE

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm pa Doktoraturë, Artur Selmani: Kushtet e vështira

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm pa Doktoraturë,

Komisioni i Ligjeve ka nisur seancën dëgjimore për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ndërkohë opozita ashtu siç kishte njoftuar më herët e bojkotoi këtë mbledhje, duke lënë në sallë vetëm deputetet e mazhorancës.

Kandidati i parë ishte prokurori Koçi i cili i cili u shpreh se do të ketë në prioritet Reformen në Drejtësi, në të njëjtën linjë ishte dhe kandidatja e dytë Arta Marku e cila tha se do të qëndronte larg çdo ndikimi politik.

I treti në radhë ishte prokurori Artur Selmani të cilit i është drejtuar pyetja nga deputetja e PS-së Vasilika Hysi në lidhje me faktin se Selmani ende nuk ka përfunduar doktoraturën megjithëse me një jetëgjatësi në karrierë.

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm është përgjigjur se nuk i ka përfunduar studime për shkak të kushteve të vështira.

Kushtet e vështira nuk më kanë lejuar të përfundoj studimet, por që tashmë kam zgjedhur ti përfundoj në një fakultet tjetër. Reforma në Drejtësi do të ndryshojë mendësinë e vjetër. Prokurorët kanë ende reflekse të kohës së vjetër.” tha Selmani.

Të fundit