Flash News

KRYESORE

Kandidati që pranoi mandatin merr shembull zgjedhjet në Ukrainë: Duhen fytyra të reja për të ardhur në pushtet

Erion Piciri është një ndër kandidatët që pranoi mandatin e deputetit, i dalë nga listat shumëemërore të PD për qarkun e Tiranës, pasi opozita doli nga Kuvendi.

Ndërsa i është referuar fitores së Volodymyr Zelensky, komediani që fitoi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, Piciri e merr shembull dhe shkruan se nuk ka nevojë për protesta, por për fytyra të reja për të ardhur në pushtet.

“LEKSION PER POPUJ DHE PARTI POLITIKE

Humoristi Volodymyr Zelensky fiton zgjedhjet presidenciale ne Ukraine me mbi 73% te votave, thone sondazhet. Nuk ka nevoje per protesta te dhunshme per te ardhur ne pushtet, por per fytyra te reja dhe te pastra, si dhe per nje popull qe djeg me vote te gjithe mbetjet korruptive te tranzicionit. Kjo e shpeton Shqiperine sot...”, shkruan Piciri.

Të fundit