Flash News

KRYESORE

Kandidati socialist i përgjigjet Berishës dhe portaleve: Ka qenë festë fetare

Kandidati socialist i përgjigjet Berishës dhe portaleve: Ka qenë

Kandidati socialist për Tepelenën, Laert Duraj, i është përgjigjur po në Facebook një statusi të Berishës, të marrë edhe nga mediat online, ku ish-kryeministri denonconte atë që dukej si përfshirje e policisë në fushatë elektorale. Në një foto të mbërritur në adresë të tij shfaqej qartë kandidati Duraj, dhe në krah të tij edhe policë me uniformë. Duraj nuk kundërshton praninë e policëve, por thotë se nuk bëhej fjalë për fushatë, por për një festë fetare.

Statusi i plotë i Durajt 

Përshëndetje!

Dëshiroj t’Ju informoj në lidhje me lajmin e përhapur në disa portale, ku hamendësohet përfshirja e policisë në fushatën time zgjedhore si kandidat për deputet, Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj.

E vërteta është fare e thjeshtë. Foto është shkrepur në pasditen e datës 2 Maj, në festën e Teqesë së Çërrilës.

Unë ndihem shumë i nderuar që kam marrë pjesë në këtë festë si ftuar i Babait të Teqesë. Ashtu si e do tradita e zonës, dera është e hapur për të gjithë, ndërsa vendet përcaktohen nga i zoti i shtëpisë.

Kështu, çdo insinuate në lidhje me përfshirjen e policisë apo çdo lloj strukture tjetër policore është thjesht keqdashësi. Ndihem i habitur që vrulli për të njollosur këtë proces zgjedhor nuk ndalet as para Vendeve të Shenjta. Megjithatë, kam bindjen e plotë që ky proces do të jetë i pari brenda standardeve Europiane, duke na çuar drejt Shqipërisë Europiane, drejt Shqipërisë që duam. 

Të fundit