Flash News

KRYESORE

Kandidatja e Bindjes Demokratike fajëson opozitën për humbjen në Durrës

Kandidatja e Bindjes Demokratike fajëson opozitën për humbjen

Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demorkatike në qytetin e Durrësit, e cila mori 3629 ose 13.4%, ka falenderuar qytetarët për mbështetjen.

Sakollari, megjithatë, shprehet se do te kishte dalë me një rezultat edhe më të mirë nese Partia Socialiste nuk do të kishte ushtruar presione apo shantazhe mbi qytetarët dhe mbi të gjitha, duke mbushur fiktivisht kutitë e votimit.

Sakollari, akuzat me te renda i adreson per Partine Demokratike, qe bojkotoi garen per shkak te mungeses se besimit te kryeministri Edi Rama.

"Nuk mund të le pa përmendur, grupet e “cubave” që ishin mbledhur në hyrje të çdo qendre votimi duke bërë presion e duke numëruar elektoratin e nderuar demokrat që guxonte të votonte. Duhet t’a them këtë, sepse ata më shumë se kushdo kanë përgjegjësinë e “fitores spektakolare” të Rames, pasi lanë fushën e lirë, dhe për më tej, me dhunën psikologjike ndaj qytetarëve, nga heqja dorê prej mandateve e deri te grumbullimi i cubave dhe spiunëve në dyert e qendrave të votimit, detyruan me forcë e gënjeshtra, pjesën fisnike dhe besnike të ideve të të djathta demokratike, ti dorëzonin fitoren PS", shkruan ajo ne nje postim ne 'Facebook'.

Deklarata e plotë:

Të nderuar miq e dashamirës!

Ndiej dhe kam nevojë t’ju falenderoj përzemërsisht secilin nga ju, që më mbështeti e besoi tek unë, dhe nuk ngurroi ta shprehte hapur e me votē qendrimin e tij. Ndjehem e respektuar dhe e nderuar, që dhe pse në kaq pak kohë, ju patët mirësinë të më njihnit, kuptonit dhe mirëkuptonit. Në një analizë të ftohtë, rezultati i 30 Qershorit për mua është shumë domethënës e pozitiv. E përkthyer në shifra: votoi 13.4% e qytetarëve durrsak, dhe nga këta 10% zgjodhën të votojnē alternativën e re që Bindja propozoi nëpërmjet meje.

Partia Socialiste duhet të pyesë e ripyes veten nëse është mazhorancë?!?!? Dhe duhet thënë që kanë përdorur të gjitha mënyrat pêr të rritur pjesmarrjen, duke detyruar me forcë njerezit të shkojnë të votojnë (nisur nga thirrjet në zyrat e drejtuesve, të të gjithë punonjësve të administratës, sms në orën 8:00 të së dielës për t’i kujtuar e kërkuar konfirm që kishin votuar, tollonet për karburant, thasët e miellit, orientimi i hapur nga komisionerët socialistë se si të votonin, mbushja e kutive fiktivisht, numrat qê ndryshonin vazhdimisht, etj, etj. Dhe vetëm 13,4%. Kjo shifër duhet të ishte zemra e PS, por dhe nga këta, “devijuan” goxha: 3002 vota të pavlefshme në Durrēs, ç’ka tregon se kush ishte kundër e ka shprehur qartë vendimin dhe nuk ka votuar tjetrën vetëm për inat.

E vërteta është që 3629 qytetarê kanë zgjedhur të votojnë për alternativën e Bindjes të propozuar nëpërmjet meje. Pra ēshtë e vetmja votë e lirë, pa asnjë interes, pa asnjë deryrim, pa asnjë sforcim, me të cilēn qytetari durrsak ka pērqafuar një model të ri, shpresëdhënës ne këtë situatë ku të gjithë “çakenjtë e mëdhenj” të majtë e të djathtë, duan të vrasin shpresën. Nuk mund të le pa përmendur, grupet e “cubave” që ishin mbledhur në hyrje të çdo qendre votimi duke bërë presion e duke numëruar elektoratin e nderuar demokrat që guxonte të votonte. Duhet t’a them këtë, sepse ata më shumë se kushdo kanë përgjegjësinë e “fitores spektakolare” të Rames, pasi lanë fushën e lirë, dhe për më tej, me dhunën psikologjike ndaj qytetarëve, nga heqja dorê prej mandateve e deri te grumbullimi i cubave dhe spiunëve në dyert e qendrave të votimit, detyruan me forcë e gënjeshtra, pjesën fisnike dhe besnike të ideve të të djathta demokratike, ti dorëzonin fitoren PS.

Sinqerisht kam mirënjohje të veçantë per secilin prej 3629 qytetarëve durrsak që i kam njohur më parë ose më kanë njohur gjatë fushatës sime modeste por të vërtetë e të sinqertë. Në çdo moment, shqetësimi im ka qenë që të prezantohesha e të arrija denjësisht në fund të garës, duke mos zhgënjyer asnjërin prej jush që gjeti vetveten tek unë dhe tek çfarë unë jam e përfaqësoj. Prandaj, kur them që rezultati im në këto zgjedhje është pozitiv, jam tërësisht e vertetë dhe e prekur. Respekte pa fund. Më shumë do të jemi në betejat e tjera demokratike.

Të fundit