Flash News

KRYESORE

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri flet para Senatit Amerikan: Do shtyj liderët të zgjidhin krizën

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri flet para Senatit

E nominuara e presidentit amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri Yuri Kim ka folur para Senatit Amerikan ku deklaroi se SHBA inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në rrugën e reformave. Po ashtu ajo theksoi se do të nxisë palët në Shqipëri që të kapërcejnë ngërçin politik.

“Unë do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehershëm, do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE. Dua të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet që të kenë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse. Duhet të punojmë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s”-theksoi Yuri Kim.

Kim tha gjithashtu se Shqiperia ka një reputacion për të adhur keq për krimin e organizuar, veçanërisht trafikun e qenieve njerëzore, pa harruar të përmendë edhe trafikun e lëndëve narkotike.

Të fundit