Flash News

KRYESORE

Kandidimi i Finos për kreun e FSHF-së, ironia e Dukës: T’i marrë leje Ramës!

Kandidimi i Finos për kreun e FSHF-së, ironia e Dukës: T’i

Armando Duka komentoi zërat për një kandidim të mundshëm të ish-Kryeministrit Bashkim Fino për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në emisionin “Top Story” Duka vlerësoi figurën e Finos, ndërsa nuk ngurroi as të “thumbojë” kandidaturën e tij.

"Unë nuk di shumë mbi kandidimin e Finos, ndonëse e njoh mjaft mirë atë, sepse kemi mbaruar shkollën bashkë. Nëse ka një projekt për futbollin, kandidimi i tij është i mirëpritur, por duke qenë se është pjesë e PS-së, është mirë që kandidimin ta zyrtarizojë nga selia e partisë”, tha kreu aktual i FSHF-së, duke i bërë indirekt presion dhe ironi Finos, duke aluduar që më parë për këtë gjë ai duhet të merrte bekimin e Edi Ramës, që njihet si një përkrahës dhe i afërt me vetë Dukën.

Të fundit