Flash News

KRYESORE

Kandidimi për Bashkinë, Dashamir Shehi: Kësmet, opozita e bashkuar fiton Tiranën; Rama duhet shporrur që sot nga pushteti

Kandidimi për Bashkinë, Dashamir Shehi: Kësmet, opozita e

Deputeti Dashamir Shehi, emri i të cilit është lakuar si një kandidat i mundshëm i opozitës për Bashkinë e Tiranës e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit.

Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, Shehi thotë se sa i takon çështjes së kandidatit ajo do të vendoset në momentin e duhur teksa thekson se opozita e bashkuar fiton jo vetëm Tiranën por mbarë Shqipërinë.

“Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim në momentin e duhuri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdha, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje. Pra, tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegociueshme. Kemi kohë deri atëherë. Por nëse opozita është solide dhe e bashkuar të jeni të bindur se do të fitojë jo vetëm Tiranën, por mbarë Shqipërinë”, shprehet Shehi.

Sa i takon qeverisjes, Dashamir Shehi e cilëson qeverinë aktuale si më hajduten që mund të ketë pasur ndonjëherë vendi.

“Halli më i madh i opozitës dhe gjithë shqiptarëve është kjo qeveri që kemi sot. Është qeveria më hajdute që mund të kemi pasur ndonjëherë. Qeveria “Rama” u mbledh paratë fukarenjve dhe u jepen 10 zengjinëve. Do t’i kisha mbyllur të gjitha koncesionet. Këto koncesione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite”, thotë Shehi.

Ai shton më tej se “është emergjencë largimi i Edi Ramës nga qeveria. Mundësisht ai duhet shporrur që sot nga pushteti. Opozita e bashkuar do të dijë t’i japë atij përgjigjen që meriton”.

 

Të fundit