Flash News

KRYESORE

“Kandidmi i kryetarëve në 4 qarqe, kundër rekomandimeve të OSBE”, PD: Kjo lëvizje pazar i ulët i Edi Ramës (Foto)

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, është shprehur se kandidimi i kryetarëve të partive në 4 qarqe bie ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhje të lira e të ndershme në 2009-ën.

Për Bylykbashin kjo lëvizje është një pazar i ulët i Ramës, në këmbim të heqjes së koalicioneve me listë të përbërë.

“Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh në 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me listë të përbërë duke mashtruar shqiptarët se do të hapte listat. Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin nr. 2 të vitit 2009 të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Në atë kohë, ODIHR  konsideroi se kjo binte në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit. E çon procesin zgjedhor kundër standardeve të OSBE/ODIHR, sepse e di shumë mirë që koalicioni i opozitës në të 12 qarqet e mund thellë”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit