Flash News

KRYESORE

Kandidon në KQZ-në e re, Gjiknuri ironizon ish-drejtoreshën e ministrisë së Arsimit: ‘E linde “fëmijën” dhe e braktise’

Kandidon në KQZ-në e re, Gjiknuri ironizon ish-drejtoreshën e

Irsa Ruçi ishte një nga kandidatet që u prezantua para komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Në seancën e sotme për 12 pozicione u prezantuan kandidatët e kualifikuar, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, institucion në varësi të ministrisë së Arsimit.

Ndërsa renditi eksperiencat e saj profesionale, ndër të tjera ajo u ndal edhe te drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar për Rininë, mision që e cilësoi si ‘krijesën e saj’.

Kryetari i komisionit, Damian Gjiknuri në fund të prezantimit e pyeti se kur e konsideroi këtë përvojë kaq të rëndësishme, pse e braktisi?

“Pra, ju e cilësuar si fëmijën tuaj, pse e braktise fëmijën tuaj i bie”, tha Gjiknuri.

“Unë i mbyll ciklet e mia, 10-fishova punën, pra përmbusha misionin tim. E linda, e rrita fëmijën dhe e çova përpara”, iu përgjigj kandidatja Ruçi.

Të fundit