Flash News

KRYESORE

Kandidon për ILD, juristi Hazizaj: Në garë njerëz të lidhur ngushtë me PS dhe PD

Kandidon për ILD, juristi Hazizaj: Në garë njerëz të

Juristi Altin Hazizaj është njëri prej 13 kandidatëve për detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Lista e plotë e kandidatëve është publikuar dje nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ndërkohë që Hazizaj pretendon se pjesë e garës janë bërë njerëz të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

“Çfarë më bën përshtypje nga kjo listë me 13 emra, është numri i lartë i kandidatëve të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike! Nisur nga çfarë po ndodh me vetingun, kisha menduar se figura kaq të lidhura publikisht dhe që i kanë shërbyer ngushtësisht interesave të partive, nuk do të kandidonin, por si duket nuk i shmangemi dot përpjekjeve të tyre për të vendosur dhe mbajtur në kontroll sistemin e drejtësisë”, shkruan ndër të tjera Hazizaj.

Po ditën e djeshme, Politiko.al raportoi për ngritjen e një ‘dhome këshillimi’ brenda KED, ku në kundërshtim me ligjin, anëtarët e këtij institucioni do të diskutojnë në fshehtësi për emrat që do të përzgjedhin për t’i dorëzuar Kuvendit për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Reagimi i plotë i Altin Hazizajt:

Dje ne mesdite kam dorezuar brenda afatit zyrtar, kandidaturen time per Inspektor te Larte te Drejtesise! E kam menduar per dite te tera nese duhej ta ndermerrja kete hap, nisur edhe nga eksperienca teper e shemtuar, per te mos thene e paligjshme, qe Kuvendi ndoqi per aplikimin tim per KLGJ-ne! Sidoqofte, nje jurist ne fund te fundit, beson vetem tek drejtesia! Nese kandidatura ime shkon deri ne Kuvend, ky i fundit do te kete nje mundesi me shume per te vendosur te drejten ne vend!

Çfare me ben pershtypje nga kjo liste me 13 emra, eshte numri i larte i kandidateve te lidhur ngushte me Partine Socialiste dhe Partine Demokratike! Nisur nga çfare po ndodh me vetingun, kisha menduar se figura kaq te lidhura publikisht dhe qe i kane sherbyer ngushtesisht interesave te partive, nuk do te kandidonin, por si duket nuk i shmangemi dot perpjekjeve te tyre per te vendosur dhe mbajtur ne kontroll sistemin e drejtesise!

Tani e kane per detyre gazetaret qe te marrin ne shqyrtim te gjithe kandidatet dhe te tregojne lidhjet e tyre me politiken!

Lista e plotë për kandidatët:

  1. Altin Hazizaj
  2. Artur Malaj
  3. Artur Metani
  4. Elira Kokona
  5. Eris Hysi
  6. Ferdinand Caka
  7. Genci Gjonçaj
  8. Genci Ismaili
  9. Klodian Rado
  10. Lefteri Lleshi
  11. Marsida Xhaferllari
  12. Mimoza Qinami
  13. Suzana Frashëri

Të fundit