Flash News

KRYESORE

Kandidon për KQZ-në e re, ish-deputeti i PD: Të dyja palët bëjnë zgjedhje me rezultat në drejtim të paditur; Gjiknuri: Godite të dyja krahët, le vetëm...   

Kandidon për KQZ-në e re, ish-deputeti i PD: Të dyja palët

Sali Shehu, ish-deputet i PD ishte një ndër kandidatët për postin e Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjatë seancës dëgjimore, Shehu tha se arsyeja e këtij aplikimi është se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ka 30 vite që të dy palët, rregullojnë ligjin, shkonin në garë, mbaronin ndeshjen e rezultatit në drejtim të paditur.

Një KQZ mbi baza ligjore dhe kushtetuese me vullnet të kryetarit e strukturave të reja ia del që t’i japë shqiptarëve zgjedhje të lira. S’kam nevojë të flas për veten. Besoj se ndryshimi iu ligjit do sjellë risi për zgjedhjet dhe besoj se një harmonizim elegant mes komisionertit dhe strukturave tjera dhe KQZ do ia dalë të japë zgjedhje korrekte”, tha Shehu.

“Na godite dy palët, le vetëm Myslymin, se ai është palë e tretë”, tha Gjiknuri.

“Palë e tretë prej 31 vitesh janë vetëm shqiptarët, as unë, sa Gjiknuri, as Oerdi nuk janë se flitet shumë në emër të kësaj pale. S’kam qejf të jem palë, Shehu tha dhe unë jam viktimë e ikjes së zgjedhjeve në drejtim të paditur tre herë rresht. E mbështes çfarë tha zoti Shehu. Koha ka ardhur që komisioneri të jetë burrë me B që të mos trembet në celular kur e merr Hasani e Hyseni”, ndërhyri Murrizi.

Shehu ka qenë Këshilltar i Presidentit dhe ish kandidat për Kontrollin e Larte te Shtetit synon pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Të fundit