Flash News

KRYESORE

Kandidon për president në Maqedoninë e Veriut, Reka-shqiptarëve: Votoni, ta shohin se jemi më shumë se 20%

Kandidon për president në Maqedoninë e Veriut,

Blerim Reka, kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, ka nisur fushatën presidenciale mbrëmë në sheshin ‘Skenderbeu’ në Shkup.

Me moton “Reka për Republikën”, ai ishte i shoqëruar nga kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela dhe i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, në praninë e mijëra qytetarëve, të cilët edhe shpalosën mbështetjen e tyre për Rekën.

Kandidati për president, Blerim Reka duke iu drejtuar qytetarëve, theksoi se të pranishmit në  konventën e tij promovuese po dëshmojnë konsensusin midis shqiptarëve. Ai bëri thirrje që vota e qytetarëve të shkojë atje ku duhet dhe të mos shitet.

“Votoni kundër aksham-pazareve. Vota juaj është e shenjtë, as nuk shitet e as nuk falet. Ajo është e juaja. Dilni masivisht, pavarësisht nga cila parti jeni, dëshmoni se nuk jeni 20%, ashtu siç na trajtojnë me vite”, u shpreh ndër të tjera kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka.

Të fundit