Flash News

KRYESORE

“Kanë përfituar me miliona euro me naftën e Ballshit”, Basha thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë: Mos u dorëzoni

“Kanë përfituar me miliona euro me naftën e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Ballshit për të kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.

Gjatë takimeve me qindra banorë, Basha u shpreh se “edhe ajri është mbushur me erën e naftës në Ballsh, por ajo nuk ka sjellë asgjë të mirë për ju, vetëm përfitim me miliona euro për pushtetin e Edi Ramës.”

“Edi Rama premtoi rritjen e pensioneve, sapo takova disa pensionistë, të cilët më thanë se nuk u mjafton as për të blerë ilaçet dhe as faturën e energjisë. Në çdo gjë që konsumoni, kosto e lartë përfshin edhe koston më të lartë të naftës në Europë”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD-së.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Jemi këtu në këtë zonë, ku industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, është prej dekadash punëdhënësja më e madhe, jemi në vendin më të madh të naftëmbajtjes së Europës, dhe asnjëri prej jush nuk ia ka parë hajrin.

Shumë prej jush ia kanë parë qederin.

Edhe ajri është mbushur me erën e naftës, por nafta nuk ka sjellë asgjë të mirë në familjet tuaja.

Përkundrazi, duhet ta paguani me çmimin më të lartë edhe për ata që nuk kanë automjete, kjo ndijkon drejtpërdrejt në çmimin e ushqimeve, mishit, perimeve, bukës.

Kjo sepse Edi Rama i ka shtuar taksë naftës prej 300 lekësh për litër.

Kanë përfituar me miliona euro me naftën e Ballshit.

Unë ju bëj thirrje të mos braktisni Shqipërinë, këtu mund dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për veten tuaj dhe mbi të gjitha për fëmijët tuaj, për rininë e Mallakastrës. Mos u dorëzoni, bashkohuni, shtrini dorën njëri – tjetrit dhe të nisim së bashku një betejë për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Të fundit