Flash News

KRYESORE

‘Kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë’, Rama mesazh ndërkombëtarëve dhe provokim Bashës: Të bëhet gati për humbjen e radhës

‘Kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luiggi Soreca ka qenë sot i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës ku ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike, pasi maxhoranca votoi ndryshimet kushtetuese që hapin pjesërisht listat dhe nuk lejojnë koalicionet parazgjedhore.

Soreca i dha edhe një mesazh kryeministrit Rama teksa kërkoi të votohet në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit. Ai nënvizoi se  propozimet shtesë, ato të opozitës parlamentare s’janë rekomandime të OSBE-ODIHR.

(Në video, deklarata e Sorecës mbi marrëveshjen e 5 qershorit në minuta e 20-të)

Ndërkohë që ambasadori Soreca po zhvillonte aktivitetin në Vlorë, kryeministri Edi Rama

ka komentuar deklaratën e këtij të fundit, për paktin e 5 qershorit, teksa tha se ndërkombëtarët kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë.

“Shteti ka ka detyrë ti tregojë BE se është në gjendje të përmbushë ato standarde se është gati të futet në BE.

Reforma zgjedhore është një kyç, patjetër. Marrëveshja është instrument për të realizuar reformën zgjedhore.

Këtu më erdhi edhe kjo e ambasadorit, Taulanti ma dha këtë. (referuar deklaratës së ambasadorit Soreca).

Gjykimi bëhet mbi produktin jo mbi faktin kush u mërzit e kush u gëzua nga reforma. Kjo s’është pjesë e standarteve europiane, që duhet të jetë i gëzuar Luli apo që disa parti duhet të japin konsensusin e tyre ose parlamenti të thotë ku është marrëveshja që të gjitha ta votojmë. Kush ta duartrokasë, Murrizi, Hajdari apo ata që janë aty si rezultat i vendimit për të mos braktisur parlamentin?”, tha Rama.

Rama ja bëri të qartë Bashës se nëse mendon se në pushtet vihet me formula apo koalicione, atëherë të përgatitet për humbjen e radhës. Ai shtoi se populli është më i mërzitur me opozitën se me qeverinë.

“Nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj që atë që shqiptarët e duan sot, PS-ja nuk mund ta refuzojë dhe pastaj të marrim ne koston. Koalicionet nuk ndalohen dhe nuk do të ndalohen, së dyti në kohën që i referoheni kishim një sistem që e kishim akoma deri kur të ndryshojë dhe me atë kemi fituar dhe humbur, prandaj pyetja është pa sens, por çdo gjë është e përmirësueshme, edhe qeveria prandaj bëhen zgjedhjet dhe jo më përmirësimi i procesit zgjedhor. Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula, por tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, të gjithë me radhë askush nuk do i ndalojë”, tha ai.

Të fundit