Flash News

KRYESORE

Kane shokohet për Pochettino, ka një mesazh dhe për Mourinhon

Kane shokohet për Pochettino, ka një mesazh dhe për Mourinhon

Kapiteni i Tottenham, Harry Kane, ka folur hapur dhe ka treguar se është shokuar nga largimi i trajnerit Mauricio Pochettino. Ardhja e Jose Mourinhos shihet si shumë pozitive për të, pasi portugezi ka fituar gjithçka në karrierën e tij.

“Ai ka fituar trofe në çdo klub që ka drejtuar. Unë personalisht jam në atë fazë të karrierës, ku kërkoj vetëm të fitoj. Shpresoj që trajneri të na japë energjinë dhe besimin që na duhet në këtë moment të vështirë që po kalojmë.

“Pochettino? Isha i shokuar atë mbrëmje kur e mora vesh për shkarkimin e trajnerit. Ishte hera e parë në karierrën time që ndodhte diçka e tillë. Gjithsesi kështu e ka futbolli. Unë dhe ai gjithmonë do të jemi miq të mirë”, mbyll Harry Kane.

Të fundit