Flash News

KRYESORE

“Kanë vendosur kriminelin drejtor”, drejtori i tatimeve po terrorizon gjithë bizneset në jug

“Kanë vendosur kriminelin drejtor”, drejtori i tatimeve po

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook” një foto të mundësuar nga qytetari dixhital, në të cilën shfaqet Drejtori i Hetimit Tatimor, Bardh Tafa me një armë në dorë.

“Nje bandit, delinkuent, drejtor i tatimeve i Noriegës dhe Kakistokracisë së tij!” shkruan Berisha ndërsa poston foton dhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Postimi i plotë:

Një bandit, delinkuent, drejtor i tatimeve i Noriegës dhe Kakistokracisë së tij!

Prsh Doktor!

Dua të denoncoj drejtorin e tatimeve më hajdut të Edi Ramës. Ky është Bardh mashtusiii siç e njeh gjithë Tirana me mashtimet e tij. Bardh Tafa apo siç i flasin ndryshe Bardhi me tepsi 5 mije euroshe po terrorizon gjithë bizneset e Fierit, Vlorës dhe Beratit.

Bizneset janë të frikësuara të denoncojnë pasi ky monstër që ka mbështetjen direkt të kryeministrit dërgon inspektorët për t’i vënë gjoba dhe ato biznese që nuk japin i përcjell në Prokurori. Po mer lekë gjithandej dhe nuk e ndal dot njeri!

Ju lutem doktor postojeni pasi është bërë tmerr i jugut. Po na bën keq . Te biznesi im mori 10 miljonë lekë. M’i mori me forcë dhe presion. Është denoncuar disa herë nga ana juaj po prap vazhdon t’ju marrë lekë bizneseve me forcë. Kanë vendosur kriminelin drejtor!

 

Të fundit