Flash News

KRYESORE

Kanosje me pistoletë? I riu alarmon policinë e Elbasanit, çfarë iu gjet në çantën e braktisur

Kanosje me pistoletë? I riu alarmon policinë e Elbasanit,

Policia e Elbasanit është alarmuar pas një konflikti të ndodhur mbrëmë në lagjen “Qemal Stafa”, mes një të riu dhe një 47-vjeçari.

Ky i fundit është kërcënuar nga 18-vjeçari me një pistoletë lodër, mjet që u gjet nga policia në çantën e të riut, e braktisur prej tij sapo pikasi forcat blu.

“Në lagjen Partizani Elbasan, rreth orës 21:20, shtetasi B.R, 18 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan është konfliktuar me shtetasin M.D, 47 vjeç, banues në Elbasan , i cili kishte dhe një send të ngjashëm me armën e zjarrit Pistoletë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë , ku shtetasi B.R, porsa ka parë policinë ka braktisur një çantë dore që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër, dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetast B.R”, sqaron policia.

 

 

 

Të fundit