Flash News

KRYESORE

Kanye West e quan Trump-in ‘vëlla’, humb 9 milionë fansa dhe familjen Kardashian

Disa deklarata të bërë në Twitter nga Kanye West kanë bërë që familja Kardashian të heqë dorë nga kunati i tyre. Gjithashtu, reperi ka humbur 9 milionë fansa nga këto deklarata që kishin të bënin me mbështetjen e tij për Donald Trump.

Kylie Jenner, Kourtney Kardashian dhe Khloé Kardashian e kanë bërë “unfollow” kunatin në Twitter. Kanye ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin e Amerikës, Donald Trump, madje shkon deri aty, saqë e quan “vëlla”. Por ai nuk ka humbur vetëm familjen e fansat në këtë rrjet social por edhe miqtë e tij të famshëm si Harry Styles, Kendrick Lamar, John Legend, Chrissy Teigen, 2 Chainz dhe Rihanna.

Por Kim Kardashian është munduar të mos mbajë pozicion por duke e mbrojtur me delikatesë të shoqin teksa shkruan po në Twitter.

“Ai është një mendimtar i lirë, a nuk është e lejuar kjo në Amerikë? Për shkak se disa nga idetë e tij ndryshojnë nga tuajat, ju duhet të flisni për shëndetin mendor? Kjo nuk është e drejtë. Ai në të vërtetë po tregohet vetvetja dhe është shumë ekspresiv”.

“Kur ai foli për Trump … Shumica e njerëzve (duke përfshirë edhe veten time) kanë ndjenja dhe mendime shumë të ndryshme për këtë. Por ky është opinioni juaj. Unë besoj se njerëzit janë në gjendje të kenë mendimet e tyre, edhe nëse vërtet është i ndryshëm nga i imi. Ai kurrë nuk tha se pajtohet me politikën e Trump,” ka reaguar Kimi në një tjetër postim.

Të fundit