Flash News

KRYESORE

Kanye West trondit Amerikën: Skllavëria ishte një zgjedhje

Kanye West trondit Amerikën: Skllavëria ishte një zgjedhje

Reperi Kanye West ka tronditur opinionin afro-amerikan dhe të gjithë Amerikën me deklaratën e bërë në ‘TMZ’ se skllavëria në shekujt 17, 18 dhe 19 ka qenë më shumë një zgjedhje njerëzve me ngjyrë.

“Kur dëgjon për skllavërinë 400 vjeçare...për 400 vite? Kjo tingëllon si një zgjedhje”, deklaroi West.

Më tej, reperi ka thënë se shoqëria amerikane “është e burgosur mendërisht”, duke iu referuar kritikave që ka marrë për mbështetjen e dhënë presidentit Donald Trump.

Kanye West ka theksuar se nuk pretendon se të gjithë njerëzit do të bien dakord me pikëpamjet e tij, por të gjithë duhet t’i respektojnë ato, pavarësisht se nuk u pëlqejnë.

Të fundit