Flash News

KRYESORE

Kaos në Ministrinë e Arsimit, sekretari më i fuqishëm se ministrja: Drejtoresha e Vlorës vazhdon të jetë në punë

Kaos në Ministrinë e Arsimit, sekretari më i fuqishëm se

Ministria e Arsimit ndodhet në kaos total sa i përket funksionimit. Pas vendimit të ministres teknike, Mirela Karabina, për të pezulluar nga detyra drejtoreshën Arsimore të Vlorës, Albana Hodaj, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Plarent Ndreca, i cili thekson se Hodaj vazhdon të jetë në krye të detyrës.

Sipas Ndrecës, pezullimi i nëpunësve civil bëhet bazuar në ligj dhe asnjë procedurë e tillë nuk ka nisur për drejtoreshën e DAR Vlorë.

“Asnjë pezullim apo shkarkim nga detyra nuk ka për Drejtoreshën e Vlorës. Ajo është në krye të detyrës. Administrata publike mbrohet nga ligji për nëpunësin civil të miratuar me konsesus të gjerë politik. Pezullimi dhe largimi i nëpunësve civil bëhet bazuar në procedurat e parashikuara në këtë ligj. Asnjë procedurë e tillë nuk është nisur për drejtoreshën e DAR Vlorë”, thuhet në reagimin për media të Plarent Ndrecës.

Karabina paralajmëron krahun e djathtë të Lindita Nikollës: Plarent Ndreca po pengon punën në Ministri

Të fundit