Flash News

KRYESORE

Kaos në rrugën Vlorë-Himarë, Petrit Vasili i tërheq vëmendje Ramës: Lëri dëgjesat e gallatës, qeveris vendin

Kaos në rrugën Vlorë-Himarë, Petrit Vasili i tërheq

Prishja e ndërtimeve pa leje në aksin Vlorë-Himarë ka krijuar kaos për qytetarët të cilët shkojnë për pushime në jug.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili përmes një statusi sulmon ashpër kreyministrin Edi Rama dhe e bën përgjegjës për prishjen e pushimeve të shqiptarëve. Vasili i bën thirrje Ramës të lërë dëgjesat dhe të qeverisë vendin.

Statusi i Vasilit:

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.

Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.

Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t'jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

 

Të fundit