Flash News

KRYESORE

Kaos në rrugët e Tiranës/ Bashkisë i del situata nga kontrolli, shumica e semaforëve qëndrojnë jeshil

Kaos në rrugët e Tiranës/ Bashkisë i del situata nga

Një situatë kaotike ka përfshirë këtë mëngjes rrugët e qendrore të Tiranës.

Shumica e semaforëve janë bllokuar dhe qëndrojnë të gjithë njëherësh jeshil, duke u hapur rrugë automjeteve nga të gjitha drejtimet për të kaluar në të njëjtën kohë.

Kjo situatë ka shkaktuar një trafik të rënduar në akset kryesore në qendër të Tiranës, raporton News 24.

Si pasojë e përplasjes në kohë të semaforëve, policia rrugore ndodhet në terren dhe po punon për zgjidhjen e situatës.  Po ashtu, edhe bashkia ka nisur punën për rregullimin e semaforëve dhe shmangien e trafikut në orët e para të mëngjesit.

Të fundit