Flash News

KRYESORE

Kaosi në Kakavijë, Xhaçka mbërrin në pikën doganore, bisedime me zyrtarët e lartë lokalë

Kaosi në Kakavijë, Xhaçka mbërrin në pikën

Ministrja Olta Xhacka ka mbërritur në Kakavijë të Gjirokastrës, ku po zhvillon takim me përfaqësues të pushtetit vendor pas kaosit në pikën kufitare me Greqinë.

Xhacka është takuar me kryebashkiakët e Gjirokastrës, të Dropullit, prefektit dhe drejtuesit e policisë së qarkut.

Kujtojmë se, rradhë të gjata të qytetarëve shqiptarë, në pritje të kalimit të kufirit, janë formuar në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak për këtë janë bërë masat anti-COVID të qeverisë greke për të kufizuar orarin e punës në dy doganat, Kakavijë dhe Kapshticë, me qëllim limitimin e numrit të personave që hyjnë në vend.

Qytetarët shqiptarë ndodhen në kushtet e vështira të vapës së madhe, mungesës së higjienës dhe ujit të pijshëm, ndërsa pala greke theksoi se nuk kalon asnjë person pa bërë testin e koronavirusit, gjë e cila solli edhe problematikën e madhe.

Ministria e jashtme raportoi se pas ndërhyrjes së palës shqiptare, autoritetet në palën greke rritën numrin e testimeve me qëllim evitimin e radhëve të gjata, dhe se brenda 2 orëve të fundit kanë kaluar mbi 700 persona në pikën kufitare të Kakavijës.

"Nga ora 14-16 kane kaluar mbi 700 persona", shkruan ministria e Jashtme në një njoftim të saj.

Të fundit