Flash News

KRYESORE

"Kap ça të kapësh", Nishani: Praktikë e krimit ordiner; ndjehem keq për fabulën e kryeministrit

"Kap ça të kapësh", Nishani: Praktikë e krimit

Ish-presidenti i Bujar Nishani ka komentuar paketën anti-KÇK të qeverisë Rama, në emisionin  “Arena” në TV Ora.

Për Nishanin është e papranueshme kur kryeministri ngre aksionin qeveritar mbi fabulën kap ça të kapësh.

Sipas tij, kjo është një frazë e krimit ordiner dhe jo atij të organizuar, i cili ka struktura dhe strategji.

“ Kur kryeministri tenton të ndërtojë fabulën e aksionit qeveritar mbi bazën e kësaj filozofie, kap ça të kapësh, unë ndihem shumë keq. Kjo është e pranueshme në gjykimin tim. Kjo praktikë nuk është e krimit të organizuar, por është e krimit ordiner.

Krimi i organizuar nuk është të vjedhim çka të vjedhim dhe të ikim. Krimi i organizuar ka struktura, ka strategji. Krimi i organizuar nuk vjen për të vjedhur të tregu i fshatarëve apo pasqyra makinash”, tha Nishani.

 

Të fundit