Flash News

KRYESORE

Kap fluturimin për në Stamboll me ‘Air Albania’; shkrep foton, hidhe në Instagram dhe bëj qokën

Ditën e sotme, emra të medias dhe artit në Shqipëri, janë nisur për në Stamboll me “Air Albania”. Ky është një ‘shpërblim’ nga ana e kryeministrit Rama për vipat shqiptarë, pas udhëtimit që organizoi për disa nxënës të ekselencës dhe pensionistët.

Gazetarët dhe vipat janë nisur në orën 10:00 dhe kanë vizituar disa nga pikat turistike në Stamboll, ndërkohë do të kthehen për në Shqipëri rreth orës 21:00.

Që në orët e para të mëngjesit, disa prej tyre kanë postuar në rrjetet sociale momente nga aeroporti dhe nisja e avionit. Po ashtu, kanë nxituar të shkrepin dhe foton e duhur për në profilin e tyre të Instagramit.

Ata që kryeministri Rama i quan vazhdimisht “kazani mediatik”, sot pranuan ftesën për të fluturuar falas me “Air Albania” drejt Stambollit dhe si qokë i kthyen postime në Instagram.

Ndërkohë disa të tjerë kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje, duke mos postuar asnjë moment nga “Air Albania”, ose ndoshta po presin të marrin fotot profesionale.

  

Të fundit