Flash News

KRYESORE

Kapen 1.8 ton marijuanë në dy furgonë në Turqi, dyshohet se vinin nga Shqipëria

Kapen 1.8 ton marijuanë në dy furgonë në Turqi, dyshohet se

Në mediat turke qarkullon video ne një operacioni nga ana e autoriteteve, se si u kap dhe u sekuestrua një sasi rekord droge.

Policia arriti të kapë një sasi prej 1.8 ton marijuanë, 60 kg heroinë dhe armë e municione në dy furgonë që sipas mediave turke dyshohet se vinin nga Shqipëria.

Në sajë të 6 operacioneve në tetë rrethe, kanë rënë në pranga 14 persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj.

Droga ishte fshehur mes tekstileve në dy automjetet e ndaluara nga policia në autostradë në Stamboll.

Ky është cilësuar nga mediat vendase si operacioni më i madh të viteve të fundit dhe ngarkesa kishte detinacion Europën.

Pamjet nga aksioni:

Të fundit