Flash News

KRYESORE

Kapen me 160 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kapen me 160 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë, përkatësisht 33 dhe 29 vjeç nën akuzën e trafikimit të drogës.

Ata u arrestuan me 160 kg marijuanë në zonën e Lambrate të Milanos. Lënda narkotike ishte ndarë në 22 pako të vendosura në një mikrobus.

Kontrollet u shtrinë më pas në shtëpinë e 29 vjeçarit, në bodrumin e të cilit në Legnano, u gjetën edhe 11 kg marijuanë.

Të dy shqiptarët u shoqëruan më pas në burgun e “San Vittore” në Milano, sipas “Corriere”. Policia po vijon hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin përfundimtar të lëndës narkotike.

Të fundit