Flash News

KRYESORE

Kapen 250 kg drogë në Janinë, 5 shqiptarë në pranga, njëri prej tyre i shumëkërkuar prej 5 vitesh

Kapen 250 kg drogë në Janinë, 5 shqiptarë në pranga,

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe 5 trafikantët që po e transportonin janë vënë në pranga.

Automjeti me sasinë e drogës u kap në Dotsiko nga policia e Janinës në bashkëpunim me atë të së Grevenas.

Mediat greke nuk janë informacione të detajuara për shqiptarët e arrestuar, por vetëm moshat përkatëse, konkretisht  dy prej tyre nga 27 vjeç, 29, dhe dy të tjerë po ashtu nga 32 vjeç.

Po ashtu, njëri prej shqiptarëve ishin shpallur në kërkim për shkak se kishte shkelur lejen e dhënë nga paraburgimi ku ishte i dënuar dhe nuk ishte kthyer më.

27-vjeçari shqiptar vuante dënimin në Trikala për trafikim narkotikësh dhe ishte arratisur që nga 15 shkurti 2013. Në këtë operacion, i riu kishte rolin e shoferit që transportonte drogën e kapur.

5 shqiptarët e arrestuar pritet të dërgohen në Prokurorinë e Grevena-s./Politiko.al/ 

Të fundit