Flash News

KRYESORE

Kapen 440 kg drogë “made in Albania”, arrestohen 16 shqiptarë në Itali

Kapen 440 kg drogë “made in Albania”, arrestohen 16

Një tjetër operacion i madh antidrogë është finalizuar nga policia italianë. Në sajë të këtij aksioni janë sekuestruar një sasi prej 440 kg marijuanë, 10 kg heroinë dhe 200 doza (heroine po ashtu), si dhe janë vënë në pranga 16 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua në Como dhe në Milano, pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria Publike e Comos.

Mësohet se droga vinte nga Shqipëria dhe do të trafikohej drejt Zvicrës. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë ende të ditur, ndërsa ky operacion vijon në krahinat e Comos, Milano, Genoa dhe Lucca.

Gjatë ditëve të fundit janë kryer disa operacione të ngjashme, por më i rëndësishme ka qenë ai koduar “Shefi”, ku u kapën 43 persona, 21 prej tyre shqiptarë. Në këtë aksion të zhvilluar në Bari dhe në Puglia u sekuestruan 2.3 ton kanabis, kokainë dhe heroinë.

 

 

Të fundit